Bendi i djemve nga Koreja e Jugut, BTS kanë thyer rekord në YouTube për videon më të shikuar që në ditën e parë.
Kënga e tyre “Idol” ka arritur më shumë se 45 milionë klikime në 24 orë, duke e mposhtur yllin amerikan Taylor Swift me këngën e saj “Look What You Made Me Do” që tani vendoset në pozitën e dytë.
Fiks në këtë kohë gjatë vitit të kaluar, Swift arriti 43.2 milionë klikime për një ditë kur publikoi këngën e saj.
Kënga e bendit korean deri më tani ka arritur 90 milionë klikime.
BTS ka shtatë anëtarë: V, Jimin, Jin, Suga, Jungkook, RM dhe J-Hope. Të gjithë kanë moshë nga 20 deri në 25 vjet.