Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë seancë të jashtëzakonshme, për të diskutuar lidhur me pezullimin e aktiviteteve të lojërave të fatit dhe kazinove.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar sot kërkesën për mbajtjen e kësaj seancë.
Grupi Parlamentar i AAK-së përkrah iniciativën për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për mbylljen e të gjitha kazinove dhe lojërave të fatit.
“Ka kohë që Kryeministri Haradinaj ka paralajmëruar shqyrtimin e mbylljes së aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit si dukuri negative që po e dëmtojnë interesin e shoqërisë sonë”.
“Shkalla e rrezikshmërisë së funksionimit të tyre është rritur dhe ka kaluar çdo limit deri te aktet e përmasave tragjike të vrasjes së njerëzve prandaj duhet të veprojmë energjikisht në mënyrë që të ndalet ky trend që po e dëmton shoqërinë tonë”.
“Urgjentisht duhet të bëhet pezullimi i tyre dhe të fillojë procedura për krijimin e bazës ligjore që ndalon veprimtarinë e kazinove dhe lojërave të fatit”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga ky grup parlamentar.