Grupi Parlamentar i LDK-së i shpreh ngushëllime kryeministrit për vdekjen e Hilmi Haradinajt

Prishtinë | 17 Qer 2018 | 13:12 | Nga

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka dërguar një telegram ngushëllimi kryeministrit të vendit, Ramush Haradinajt për vdekjen e babait të tij, Hilmi Haradinaj.

Telegram ngushëllimi:

“Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të thella Kryeministrit Haradinaj dhe gjithë familjes së tij për ndarjen nga jeta të babit, Hilmi Haradinaj.

I qofte i lehtë dheu këtij burri të fortë që kaloi shumë sfida dhe dhimbje në jetën e tij”.

 

Të ngjashme