Sane është gati, ai pritet të luajë disa minuta të martën në Champions kundër Baselit.
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, është befasuar me rikuperimin e shpejtë të anësorit gjerman, Leroy Sane, i cili është ftuar për sfidën e Ligës së Kampionëve kundër Baselit të shqiptarëve, Albian Ajetit dhe Taulant Xhakës.
“Jam i befasuar me rikuperimin e Leroy Sane. Ai është gati. Ai po punon shumë dhe dëshiron të na ndihmojë. Nuk është në formën më të mirë, por tashmë është me ne”, u shpreh Guardiola.