Pep Guardiola beson se ai është përmirësuar si një trajner që prej mbërritjes në Premierligë, me natyrën e paparashikueshme të ecurisë së futbollit anglez, duke e detyruar atë të përshtatet.
Trajneri spanjoll ka marrë detyrën te City në vitit 2016 pas shijimit të suksesit në Barcelonë dhe Bayern Munich.
Ai ka fituar tre tituj të La Ligës dhe dy tituj të Ligës së Kampionëve me skuadrën spanjolle, para se të kalonte në Bundesligë për tre sezone te skuadra bavarezeve.
“Unë jam një trajner më i mirë se sa isha në Gjermani, dhe jam një trajner larg më i mirë se sa në Barcelonë, vetëm për faktin e të qenit këtu”, ka deklaruar Guardiola për ‘Sky Sports’.
“Tani, unë ndihem trajner më i mirë sepse kam mësuar të trajtoj këtë ligë të pabesueshme në shumë rrethana”.
“Ne po bëjmë një punë të mirë, të gjithë rreth botës na shikojnë, dhe kjo është fantastike”.