Manchester City ditën e nesërme do të takohet me skuadrën e Leicester Cityt.
Para takimit të vlefshëm për xhiron e 27 të Ligës Premier, ka folur trajneri Pep Guardiola.
Ky i fundit ka zbuluar se nuk do t’i ketë në dispozicion tre futbollistë, David Silvan, Leroy Sanen dhe Gabriel Jesusin.
“Ne do të kemi 18 lojtarë në skuadër. Por, Silva, Sane dhe Gabriel Jesus nuk janë të gatshëm për sfidën e nesërme”, tha trajneri spanjoll.
Strategu më tutje foli edhe për gjendjen e fundit të Riyad Mahrezit, i cili u rebelua te Leicesteri pas dështimit të transferimit te Manchesteri.
” Shpresoj se do të luajë nesër ose të kthehet sa më shpejt që të jetë e mundur”, pohoi Guardiola.
Theksojmë se mesfushori algjerian pas disa ditë bojkotimi të stërvitjeve, ka filluar sot stërvitjet me Leicesterin.