Trajneri i City dëshiron ta marrë mesfushorin zviceran në Etihad
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, synon ta marrë mesfushorin e Borussia Monchengladbach, Denis Zakaria, në Etihad.
Trajneri spanjoll është adhurues i madh i 24-vjeçarit, të cilit i skadon marrëveshja me klubin gjerman në fund të këtij sezoni.
Kjo i jep mundësi kampionit të Anglisë ta marrë zviceranin falas gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme.
Por City pritet të përballet me konkurrencë të fortë nga Roma e Jose Mourinhos për shërbimet e tij.