Guardiola e komplimenton këtë futbollist të Cityt pas ndeshjes me Liverpoolin
Pep Guardiola i gëzohet formës së shkëlqyer që po kalon Manchester City i tij.
Në Anfield Road skuadra e trajnerit spnajoll i dha një leksion futbolli formacionit të drejtuar nga Jurgen Klopp duke triumfuar me shifrat e thella 1-4.
Kjo ishte fitorja e 14-të radhazi në të gjithë kompeticionet për Manchester City, një rekord historik për ekipin anglez, që barazoi atë të Preston (1982) dhe Arsenalit (1987).
Trajneri i City-t u shfaq i lumtur në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, teksa vlerësoi shumë ndeshjen e Raheem Sterling, autori i golit të tretë.
“Të rëndësishme ishin vetëm tre pikët. Natyrisht që jam shumë i kënaqur me faktin që djemtë thyen një rekord që zgjaste prej një kohe të gjatë. Zhvilluam një performancë të mrekullueshme. Komplimente edhe për Raheem Sterling. Ishte i shkëlqyer, njësoj si në ndeshjen e sezonit të kaluar“, deklaroi Guardiola.