Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, i ka paralajmëruar lojtarët e vet se duhet ta rrisin nivelin dhe të luajmë shumë më mirë kundër Real Madridit, nëse duan ta vazhdojnë garën në Ligën e Kampionëve, pas humbjes kundër Arsenalit.
Arsenali i tronditi Cityn duke e mundur 2:0 në gjysmëfinale të FA Cup të shtunën, falë golave të Pierre-Emerich Aubameyang, transmeton Gazeta Express.
Pas ndeshjes, Guardiola e pranoi se paraqitja e skuadrës së vet ishte e dobët dhe se ajo duhet të përmirësohet para ndeshjes me Real Madridit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.
“Ne nuk luajtëm mirë, nuk ishim mjaft të gatshëm. Kjo ndodh kur nuk luan mirë për 90 minuta në një ndeshje gjysmëfinale”, tha Guardiola.
“Ne patëm vështirësi ta zhvillonim lojën në nivelin tonë dhe e dimë këtë. Nuk duhet të jesh gjeni për ta kuptuar se ne duhet ta rrisim standardin kundër Real Madridit, nëse duam të kalojmë në çerekfinale”, shtoi ai.