Pep Guardiola ka deklaruar se ëndrra e tij është që të transferojë Eden Hazardin te Manchester City, sipas asaj që raporton OK Diario.
Ylli belg e kishte impresionuar trajnerin spanjoll sa ishte te Chelsea, mirëpo më pas kaloi te Real Madridi për një shumë rreth 140 milionë euro.
Por, Guardiola ende shpreson që të transferojë Hazardin edhe pse nuk po kalon formë të mirë te Los Blancos.
“Ai nuk është një top lojtar, ai është i një niveli tjetër”, ka thënë strategu i Citizens.
“Çfarë kemi parë sa ishte në Angli..ai është një lojtarë i kalibrit botëror. E gjithë bota e di se atij i duhet pak kohë që të përshtatet në një skuadër”.
“Kjo është normale dhe për mua ai mbetet një transferim ëndrrash që do kisha dëshirë ta realizoja edhe më herët”, ka shtuar Guardiola.
Spanjolli mund të tentojë në verën e këtij vitit që ta transferojë belgun, nëse vazhdon me këtë situatë te Real Madridi, ku po i përsëriten lëndimet e shpeshta.