Guardiola i gatshëm të shesë Sterlingun dhe të financojë transferimin e dy yjeve të mëdhenj te Man City

Prishtinë | 30 Pri 2021 | 16:21 | Nga Ekonomia Online

Pep Guardiola është duke planifikuar një revolucion të sulmit të Manchester Cityt që mund të shohë Raheem Sterling të largohet, ndërsa Erling Haaland dhe Jack Grealish që bashkohen si nënshkrime të reja në verë.

Sterling hyn në dy vitet e fundit të kontratës së tij këtë verë dhe bisedimet mbi një zgjatje janë vonuar pasi ai po ndryshon agjentët vazhdimisht.

Sidoqoftë, lojtari anglez nuk konsiderohet nga Guardiola të jetë aq integral sa dikur dhe një burim nga City i ka thënë mediumit Football Insider se menaxheri është i gatshëm të shesë yllin me vlerë 80 milionë funte për ofertën e duhur.

Kjo mund të hapë derën për një revolucion të Cityt në repartin e sulmit, pasi gjithashtu edhe golashënuesi i tyre më i mirë në histori, Sergio Aguero do të largohet këtë verë.

Sipas mediumit Football Insider, me largimin e këtyre dy lojtarëve, Guardiola synon afrimin e yllit të Dortmundit, Haaland dhe atij të Aston Villas, Grealish.

Drejtuesit e Cityt tashmë thuhet se po rreshtohen drejt ofertave për Haaland dhe Grealish, të cilët pritet të jenë objektivat kryesore të afatit kalimtar veror.

Grealish mund të jetë një zëvendësues i drejtpërdrejtë i Sterlingut në rolin sulmues të majtë, teksa Guardiola thuhet se dëshiron një ekip me futbollistë të pastër dhe anglezi shihet si një përshtatje më e mirë për dominimin total të topit.

Në anën tjetër, Haaland pëlqehet për faktin se është ‘vrasës’ në zonë dhe do ta zëvendësonte në mënyrë perfekte Agueron në majën e sulmit.

Haaland ka treguar te Molde dhe Dortmundi se është një golashënues i lindur dhe kjo e bënë atë një lojtar të pëlqyer nga Guardiola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme