Menaxheri Pep Guardiola nuk ka fshehur admirimin e tij për heroin e Manchester Cityt ndaj Leicester Cityt, Arjanet Muriqin.
Portieri i përfaqësueses së Kosovës me pritjen e dy penaltive shtyu fansat e Cityt që ta këndonin emrin e tij në fund të ndeshjes.
Muriqi, heroi i Cityt në penaltitë me Leicesterin
“Aro është shumë i madh”, ka thënë Guardiola duke buzëqeshur. “Është i shpejtë me veprimet e tij dhe ka fuqi në këmbë. Mori vendimet e duhura edhe kur nuk mund të priste penaltinë e Harry Maguiret”.
“Kjo është mirë për të. Ka stërvitur shumë mirë. Është i turpshëm dhe ishte moment i mirë. Meritoi duartrokitjet sepse gjatë ndeshjes ishte brilant. Po shpëtonte aksionet me këmbën e tij”, ka shtuar Guardiola.