Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur ashpër për në kalendarin e futbollit, duke thënë se po i vret lojtarët për shkak të lodhjes.
Në një konferencë për shtyp Guardiola foli për këtë fenomen që është duke i shkatërruar lojtarët.
“Disa nga lojtarët e mi, të cilët kanë qenë të zënë deri kohët e fundit në Kupën e Kombeve të Kupës dhe Afrikës, do të mbërrijnë më 29 ose 30 korrik, të tjerë më 3 – 4 gusht”.
“Iu lashë atyre njëfarë lirie, sepse nuk dua që ata të kthehen nëse ende nuk janë mirë, nëse janë të lodhur dhe nuk janë rikuperuar ende nga një sezon i vështirë”.
“Mahrez? Ndërsa ne po përgatitemi për sezonin e ardhshëm, Riyad sapo e ka përfunduar atë të fundit”.
“Është një kalendar i çmendur dhe do të përfundojmë duke i vrarë lojtarët tanë, nuk mund të vazhdojmë kështu”.
“Lojtarët duhet të marrin frymë, të pushojnë, të japin cilësi më të madhe në garat ku marrin pjesë”, ka thënë Guardiola.