Guardiola: Liverpooli nuk do të jetë rivali i vetëm për titull në sezonin e ardhshëm

Prishtinë | 03 Qer 2019 | 18:20 | Nga Ekonomia Online

Pep Guardiola ka folur për sezonin e ardhshëm në Ligën Premier dhe ka shtuar se Manchester City i tij do të ketë më shumë se vetëm një rival për titull.

City e mposhti Liverpoolit me vetëm një pikë në garën për titull të Ligës Premier këtë sezon, në ditën e fundit të sezonit pas një gare të jashtëzakonshme që pa dy klubet të grumbullonin 195 pikë së bashku.

Qytetarët gjithashtu fituan Kupën Carabao dhe Kupën FA për t’u bërë skuadra e parë që fiton tre trofetë në Angli.

Zhgënjimi i vetëm në këtë sezon të përsosur ishte humbja ndaj Tottenhamit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke i dhënë fund shpresave trofeun e madh evropian, por Spurs u mposhtën 2-0 në finale nga Liverpooli.

Liverpooli së bashku me Cityn pritet të jenë përsëri protagonistët kryesorë në garën e titullit në sezonin e ardhshëm, por Guardiola këmbëngul se skuadra e tij do të ketë më shumë kundërshtar në betejën e titullit të Ligës Premier.

“Ne kemi një rivalitet mahnitës, por jo vetëm me ta [Liverpoolin]. Ka pesë skuadra të tjera të forta dhe kjo është arsyeja pse Liga Premier është kaq e vështirë”.

“Sezonin e ardhshëm do të fillojmë nga zeroja dhe do të shohim se çfarë ndodh”, ka thënë Guardiola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme