Trajneri spanjoll ka kontratë me “Citizens” deri në verën e vitit 2021, por palët mund të ndahen gjatë verës së ardhshme. Kampioni spanjoll duket se ka gjetur tashmë pasardhësin e Pep.
Pep Guardiola mund të largohet nga Manchester City në fund të sezonit.
Në atë periudhë, klauzola e kontratës së tij do të përfundojë, prandaj trajneri spanjoll mund t’i japë fund eksperiencës në “Etihad Stadium”.
Kontrata e Guardolës me “Citizens” skadon në vitin 2021, por “Daily Mail” shkruan se spanjolli do të lejohet të largohet një vit më herët nëse ai do.
Ndërkohë, drejtuesit e klubit thuhet se e kanë zgjedhur pasardhësin e Pep.
Bëhet fjalë për ish-trajnerin e Tottenhamit, Mauricio Pochettino, të cilin thuhet se e pëlqejnë edhe Bayern Munichu e Real Madridi.