Në sezonin e tij të 4 në krye të Manchester Cityt, ecuria e Pep Guardiolës ka qenë disi e komplikuar. Distanca nga Liverpooli kryesues është plot 14 pikë, ndërkohë që misioni për të mbrojtur titullin kampion në Premier League duket i vështirë, ndërsa vazhdon të jetë objektiv suksesi në Champions League, por sigurisht edhe të sigurojë një vend në Champions për sezonin e ardhshëm pasi gara në kampionat është e ashpër dhe rivaliteti i lartë.
Ndërkohë mediat britanike kanë zbuluar një klauzolë në kontratën e Guardiolës. Nëse trajneri apo e drejtuesit e klubit e shohin si të arsyeshme ndërprerjen e bashkëpunimit, një gjë tillë mund të ndodhë që në verë, edhe pse kontrata e Guardiolës përfundon në 2021.
Vetë tekniku katalanas ka shfaqur gatishmërinë e tij për rinovuar kontratën dhe nëse kjo ndodh atëherë Guardiola do të hynte ne sezonin e tij të pestë nën drejtimin e një klubit, gjë që nuk e ka bërë kurrë më parë pasi ka qëndruar 4 vite te Barcelona dhe vetëm 3 te Bayern Munchen.
Ndërkohë drejtuesit e Manchester Cityt kanë gati dhe pasuesin e Guardiolës në krye të stolit, gjithmonë nëse palët ndërpresin bashkëpunimin, dhe bëhet fjalë për ish trajnerit e Tottenhamit, Mauricio Pochetino.
E ardhmja e Guardiolës varet e gjitha nga ecuria e skuadrës dhe nëse përmbushen objektivat, atëherë katalanasi do të vazhdojë të qëndrojë aty, në të kundër lamtumira duket e pashmangshme.