Guardiola – opsioni më serioz për t’u bërë trajner i Barcelonës

Prishtinë | 26 Maj 2021 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Pep Guardiolën mund ta shohin tifozët të Barcelonës duke u rikthyer në Camp Nou, pas disa vitesh që ndanë rrugët.

Trajneri spanjoll u largua nga Blaugranasit, për të marrë drejtimin e Bayern Munichut, aty ku fitojë Bundesligën dhe trofe të tjerë.

Guardiola nuk u ndal me kaq dhe shkoi te Manchester City, për të fituar Ligën Premier tre herë brenda pesë vitesh.

Tani, spanjolli është në finalen e Ligës së Kampionëve me Citizens, aty kur takohet më 29 maj me Chelsan.

Sipas asaj që raporton El Mon RAC1, nëse Guardiola e fiton garën prestigjiozë, Joan Laporta do të hap bisedimet me të për ta rikthyer në Camp Nou.

Ropnald Komean ka zhgënjyer bordin e klubit dhe shkarkimi i tij mund të ndodhë në muajin qershor.

Guardiola shihet si opsion i vetëm për katalunasit dhe do të ishte një rikthim që të gjithë e duan në klub.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme