Guardiola takohet me drejtorin e Juventusit, arrihet marrëveshja

Prishtinë | 22 Maj 2019 | 14:05 | Nga Ekonomia Online

Vetëm pesë ditë pasi u konfirmuara largimi i Massmiliano Allegrit nga pozita e trajnerit, Juventusi raportohet se ka arritur marrëveshje me trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiolën.

Sipas raportimeve të gazetarit italian Adriano del Monte, që punon në Radio Sportiva, Pep Guardiola tashmë e ka arritur një marrëveshje katërvjeçare me klubin italian Juventus.

Takimi

Trajneri i Manchester Cityt u takua të martën në Milano me drejtorin sportiv të Juventusit, Fabio Paraticin. Guardiola besohet të jetë opsioni i parë i “Zonjës së Vjetër” për pozitën e trajnerit, pasi që Massimiliano Allegri nuk do ta drejtojë skuadrën sezonin e ardhshëm.

Suksesi i së tashmes dhe i së ardhmes

Së fundi, Guardiola shkroi historinë duke u bërë klubi i parë anglez që arrin t’i fitojë trofetë e tri garave vendore brenda një sezoni, përkundër që në Premierligë e pati njërin prej kundërshtarëve më sfidues në histori, Liverpoolin.

Megjithatë, suksesi i mëtutjeshëm në Ligën e Kampionëve mbetet qëllimi kryesor për ish-trajnerin e Barcelonës dhe Bayern Munichut dhe Juventusi beson se ai mund të jetë personi që mund t’ia fitojë klubit trofeun e parë të garës më prestigjioze të Evropës që nga viti 1996. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme