Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i ka komentuar zhvillimet e fundit në Gjykatën Speciale, ku u zbulua se Zyra e Prokurorit të Specializuar e mori rojën e burgut, John Devaney dhe e bëri prokuror.
Gucati tha se kjo nuk i ka befasuar pasi sipas tij, një gjë e tillë ka ndodhur edhe në të kaluarën, sa ishte ai në burg.Kjo nuk na ka befasuar, pasi nuk është hera e parë. Ka ndodhur edhe në të kaluarën. Një zyrtar i lartë i Qendrës së Paraburgimit, nëse nuk ka gaboj ka qenë me shtetësi amerikane, ai ka qenë zyrtar që ka punuar në Qendrën e Paraburgimit për të drejtat e të burgosurve dhe rendin shtëpiak, ashtu e quajnë ata”.Pas një kohe ai ka kaluar në Prokurorinë e Gjykatës Speciale dhe ka qenë prokuror, pra ky është rasti i dytë. Ka marrë gjithmonë në seanca si prokuror, por nuk është përfshirë në asnjë rast. Atë e njeh edhe presidenti edhe të tjerët, të gjithë e njohim nëse e shohim, ka qenë i gjatë, me flokë të bardha”, tha Gucati në Klan Kosova.