Gucati: Protestat dhanë efekt në gjykatë, Thaçit po i lejohet të flasë në ‘zoom’ me familjen

Prishtinë | 18 Jan 2026 | 19:13 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka folur për ndikimin e protestave të zhvilluara kundër Gjykatës Speciale.

Ai tha se protestat kanë pasur efekt pozitiv dhe se ky është një informacion që kanë marrë nga mbrojtja e grupit, Thaçi dhe të tjerët, duke sjellë ndryshime të dukshme brenda gjykatës.

“Protestat kanë pasur efektin e vet në mënyrën pozitive, ky është një informacion që e kemi marrë nga mbrojtja e grupit, Thaçi dhe të tjerët, që ka pasur efekt shumë të mirë. Dhe kanë fillu edhe disa gjëra që të kenë ndryshim të madh drastik brenda gjykatës. Thaçit po i lejohet të flasë në zoom me familjen”, tha Gucati në një intervistë për “Info Magazinë” në Klan Kosova,.

Kryetari shprehu optimizëm që procesi të përfundojë me një rezultat pozitiv dhe tha: “Shpresoj që në pranverën e vonshme ta festojmë lirimin e tyre”.

Të ngjashme