Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, tha se sot, me formimin e Ushtrisë së Kosovës, përveç gëzimit ka edhe hidhërim.
“Sonte përveç gëzimit kemi edhe hidhërim. E kemi në burg komandantin Sylejman Selimi. Gëzimin e ndajmë përgjysmë për hir të tij. Por, ju uroj të gjithëve këtë ditë, Ju uroj Ushtrinë tonë dhe besoj se suksesi s’do të ndalet”, tha ai për KTV.