Gujon i bllokohet llogaria në Twitter, pasi reagoi për sondazhin “gjysma e serbëve mendojnë se Kosova është e humbur”

Prishtinë | 19 Gus 2022 | 12:43 | Nga Ekonomia Online

Arno Gujon, drejtori i Drejtorisë për bashkëpunim me Diasporën dhe Serbët në Regjion, ka reaguar pasi i është pezulluar llogaria në rrjetin social Twitter.

Kjo për arsye se Gujon ka reaguar ndaj një sondazhi ku thuhej se “pothuajse gjysma e qytetarëve të Serbisë besojnë se Kosova dhe Metohia është e humbur”.

Llogaria në Twitter e Arno Gujon (Arnaud Gouillon), drejtorit të Administratës Serbe për Bashkëpunim me Diasporën dhe Serbët në Rajon, është pezulluar përgjithmonë, ka njoftuar Gujon në Facebook.

“Twitter sapo ka pezulluar llogarinë time ku kam pasur 34 mijë ndjekës pa dhënë fare shpjegime! Është skandaloze! Shikoni twittin tim të fundit dhe vendosni vetë nëse kam shkruar diçka të gabuar”, ka shkruar ai.

“Sondazhi është bërë nga data 4 deri më 14 mars. Propagandistët me eksperiencë dinë të njohin momentin e duhur për të rrotulluar”, ka shkruar Gujon, pas së cilës llogaria e tij në Twitter është pezulluar.

Të ngjashme