Ministri i Jashtëm i Izraelit thotë se e ka ndaluar hyrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Izrael, duke e akuzuar atë për njëanshmëri ndaj vendit.
Ministri i Jashtëm Israel Katz tha të mërkurën se ai po e shpallte Antonio Guterres “persona non grata” dhe se ai do të pengohej që të hynte në Izrael, raporton Associated Press.