Guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo është lutur për furnizime mjekësore, duke paralajmëruar se Covid-19 po përhapet në shtetin e tij më shpejt se “një tren i shpejtë”.
“Kulmi është më i lartë se sa kemi menduar dhe kulmi është më shpejt seç kemi menduar”, u tha Cuomo gazetarëve të martën, përcjell Telegrafi.
Ai tha se qeveria federale nuk po dërgonte askund afër pajisje të mjaftueshme për të shpëtuar për të përballuar krizën.
Nju Jorku tani ka mbi 25,000 raste të konfirmuara me virus dhe të paktën 210 vdekje.
Madje Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) tha të martën se SHBA ka potencialin për t’u bërë epiqendra e re e pandemisë coronavirus.
Paralajmërimet vijnë pasi presidenti Donald Trump tha se shpresonte që ShBA të rihapnin bizneset muajin tjetër.