Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti tha se rritja ekonomike në vitin 2021 ishte 9,9% ,kurse remitancat arritën në 1.5 miliard euro.
Roli i BQK-së në ruajtjen e stabilitetit financiar në vend gjatë kohës së pandemisë sipas guvernatorit Mehmeti ka qenë krucial.
“Me fillimin e pandemisë ne kemi marrë masat e duhura për menaxhimin e aspekteve financiara që janë përgjegjësi e BQK-së”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Ai tha se ka rritje të eksportit dhe shërbimeve. Sipas tij janë disa faktorë që kanë ndikuar që të kemi rritje ekonomike me.9.9%.