Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, bëri me dije se bashkëpunimi mes BQK-së me institucionet qendrore të Kosovës po vazhdon normalisht.
“Kem raporte shumë të mira, me qeverinë, kuvendin e ministritë. Raporti me të gjitha qeveritë është shumë i mirë, BQK-ja luan rol të rëndësishëm dhe në bazë të ligjit është këshilltar ligjor”, theksoi ai.
Mehmeti vlerësoi se Kosova po ruan stabilitetin financiar. “Përkundër pandemisë, ne si BQK kemi arritur të ruajmë stabilitetin financiar. Pandemia sistemin financiar e ka gjetur shumë mirë, sistemi financiar ka luajtur rol. Sistemi financiar ka rritje të depozitave, kreditimit. Pra sistemi bankar është kyç për zhvillim ekonomik, kredit jo-performuese është 2.5 për qind”, tha ai për emisionin Betimi për Drejtësi i cili shfaqet në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), gjatë pandemisë Covid 19, ka marrë masa për të ruajtur stabilitetin.
“Ne jemi vlerësuar pozitivisht, jemi vlerësuar për masat e ndërmarra, nga Departamenti Shtetit, nga KE, FMN e BB.”, theksoi ai.
Mehmeti foli edhe për dy rastet për kompanitë që u është revokuar licenca. “Ne nuk dëshirojmë të revokojmë licenca, por kemi qenë të detyruar të marrim masa. Qëllimi jon është t’i ruajmë polic mbajtësit”, tha ai.
Për normat e interesit të kredive, Guvernatori Mehmeti tha se tani është mesatarja 6%.