Guvernatori rus jep dorëheqje pas zjarrit vdekjeprurës

Prishtinë | 01 Pri 2018 | 15:14 | Nga

Guvernatori i rajonit rus Kemerovo ka dhënë dorëheqje pas zjarrit vdekjeprurës në një qendër tregtare, që la të vdekur 64 persona, në mesin e tyre edhe dhjetëra fëmijë.

Aman Tuleyev ia ka dorëzuar dorëheqjen e tij presidentit rus, Vladimir Putin, “me kërkesën e tij”.

Tuleyev dhe vartësit e tij janë përballur me kritika të shumta nga publiku për shkak të tragjedisë.

“Me një barrë kaq të rëndë, është e pamundur që unë ta vazhdoj punën si guvernator”, ka thënë Tuleyev, duke shtuar se “Kjo është përgjegjësi morale”.

Kremlini ka thënë se Putini ka pranuar dorëheqjen e Tuleyevit dhe ka emëruar zëvendësguvernatorin Sergei Tsiviyov si guvernator në detyrë.

Të ngjashme