Gwen Stefani dhe Blake Shelton kërkojnë një grua që t’ua sjell në jetë një fëmijë

Prishtinë | 16 Nën 2018 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Mediat e huaja raportojnë se këngëtarja amerikane dhe i dashuri i saj kanë vendosur të kenë një fëmijë të përbashkët.

Gwen Stefani dhe muzikanti, Blake Shelton janë në lidhje tre vjetët e fundit dhe tani kanë vendosur të bëhen prindër të një fëmije përmes një nëne surrogate.

Biondina tashmë nënë e tre djemve në saje të martesës, tashmë ish-bashkëshortit, Gavin Rosedale.

Siç raporton revista amerikane Us Weekly, dyshja janë në përgatitjet përfundimtare për zgjedhjen e nënës që t’ua sjell në jetë fëmijën.

Ata janë së bashku që nga viti 2015 dhe nëse këto spekulime janë të vërteta, ky do të jetë fëmija i parë për Shellon, megjithëse ishte i martuar me këngëtaren, Miranda Lambert.

Ndryshe, dyshja është duke punuar ndaras në projekte të ndryshme të muzikës dhe do të mbajnë disa koncerte gjatë vitit të ardhshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme