Pas pesë vitesh lidhje, Gwen Stefani fejohet me këngëtarin e njohur Shelton

Prishtinë | 29 Tet 2020 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e famshme, Gwen Stefani dhe partneri i saj, këngëtari Blake Shelton, janë fejuar pas pesë vitesh së bashku.

Lajmi u njoftua fillimisht nga 51-vjeçarja, në rrjete sociale, ku tregonte unazën dhe i dhuronte një puthje në buzë partnerit të saj.

Më pas Shelton shkroi në profilin e tij: “Gwen Stefani, faleminderit që më shpëtove vitin 2020 dhe pjesën tjetër të jetës sime. Dëgjova një PO!”, shkruan A2news.

Çifti u njoh në programin “The Voice” në vitin 2015, ku dy trajnerët nisën një miqësi e cila përfundoi në një lidhje romantike.

Ata e kaluan karantinën në Oklahama, ndërsa tashmë janë zhvendosur në Los Angeles në shtëpinë e tyre të re, që ka kushtuar 13 milionë dollarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme