Këngëtarja e “The Hollaback Girl” pritet të fillojë koncertet e saj në Las Vegas në qershor, përderisa ka lënë të kuptohet se do t’i jap fund turneve dhe incizimeve.
Në një intervistë për Entertaiment Tonight, Gwen Stefani ka treguar për planet e saj.
“Jam në fund të udhëtimit tim si muzikante, kjo për shkak të moshës dhe kam mbi 30 vjet në skenë. Është fantastike që kam mundësinë të mbajë koncerte në Vegas, jo vetëm pse me përshtatet për shkak të rolit tim si nënë, por edhe është diçka kreative”.
Këngëtarja ka thënë se turnetë tashmë janë më të vështira për të, pasi tre fëmijët e saj janë duke ndjekur mësimet në shkollë.
Stefani për herë të fundit ishte në turne pas divorcit nga këngëtari britanik Gavin Rossdale.