Hadërgjonaj kritikon Deharin: Nuk po ushtron autoritetin që ia jep Kushtetuta

Prishtinë | 21 Kor 2025 | 11:52 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK-së, Fadil Hadërgjonaj, ka kritikuar kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari, gjatë dështimit të 50-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Për të 50-ën herë, më i moshuari nga ne dhe ushtrues i kësaj seance, nuk po ushtron as autoritetin që ia njeh tradita, e as përgjegjësinë që ia ngarkon Kushtetuta dhe ligji,” deklaroi Hadërgjonaj nga foltorja.

Ai theksoi se mungesa e veprimit po dëmton kredibilitetin institucional dhe procesin demokratik në vend.

Të ngjashme