Hadërgjonaj: Nuk është aspak situatë e lehtë për mua

Prishtinë | 25 Tet 2019 | 19:04 | Nga Ekonomia Online

Florent Hadërgjonaj e pranon se është i dëshpëruar dhe i zhgënjyer që nuk po luan për Huddersfieldin. Mbrojtësi kosovar e pranon se nuk po e pëlqen këtë situatë, por shton se do ta presë rastin kur t’i vijë.

Hadërgjonaj është i gatshëm për të luftuar dhe gati për ta bindur trajnerin Danny Coëley për të luajtur nga minuta e parë tek Huddersfield Town.

Përfaqësuesi kosovar e ka humbur vendin e titullarit në krahun e djathtë të mbrojtjes, të cilin tash po e mbulon Danny Simpson.

Gjatë verës pritej që futbollisti kosovar të largohej nga ekipi aktual, i cili ra në Championship nga Premierliga.

Megjithatë, Florenti qëndroi aty, por gjërat nuk i shkuan aspak mirë në sezonin e ri. Prandaj, nuk përjashtohet mundësia që ai të largohet gjatë janarit.

Ndërkohë, mbrojtësi i djathtë e ka ndërmend të “luftojë” për ta siguruar një vend titullari në “John Smith’s Stadium”.

Që kur Hadërgjonaj u largua nga 11-shja e parë pas humbjes 2:4 nga ëest Brom, Huddersfieldi i ka kaluar pesë ndeshje radhazi pa u mposhtur.

“Trajneri ka folur me mua, nuk është një situatë e lehtë për mua”, theksoi fillimisht futbollisti kosovar.

“Ekipi po luan mirë dhe unë jam duke e pritur rastin tim. Natyrisht, nuk jam i lumtur. Unë dua të luaj, kjo është normale për një futbollist profesionist, unë dua të luaj në çdo ndeshje. Mirëpo, për momentin kjo është situata dhe do ta shohim më vonë”, ka thënë tutje Hadërgjonaj, transmeton periskopi.

“Unë dua të kthehem sa më shpejtë të jetë e mundur në 11-shen e parë, ky është objektivi im. Unë ushtroj fort dhe dua t’ia demonstroj trajnerit se jam i gatshëm. Kur të më jepet rasti për të luajtur, dua ta ndihmoj ekipin sa të mundem”, përfundoi futbollisti kosovar.

Të ngjashme