Ish-deputetja e PDK-së, Safete Hadërgjonaj ka folur pas intervistimit të prokurorëve të Specializuar.
Ajo është intervistuar për katër orë rresht në Prishtinë, teksa ka thënë se është marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarës, shkruan lajmi.net.
Para mediave ka thënë se është marrur në pyetje për aktivitetin e saj gjatë luftës.
“Nuk ka pasur diçka të specifikuar. Me kanë pyetur për aktivitetin tim gjatë luftës, unë kam treguar për aktivitetin edhe veprimtarinë e pastër të UÇK-së”, ka thënë Hadërgjonaj.
Ajo ka treguar edhe arsyen pse është intervistuar në Prishtinë dhe sa ka zgjatur intervistimi i saj.
“Intervistimi ka zgjatur 4 orë, ata e kanë marrë përgjigjen nga unë për pastërtinë e UÇK-së”, tha Hadërgjonaj e cila u intervistua në zyrat e Speciales në Prishtinë, për shkak të problemeve me vizë.