Hadërgjonaj: Pushteti duhet të punoj më shumë, duhet të angazhohet më shumë

Prishtinë | 04 Pri 2024 | 12:43 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Veterani dhe ish komandanti i luftës, Fadil Hadërgjonaj, në një prononcim për Ekonomia Online, pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme në përkujtim të Betejës së Koshares dhe shënimit të 25-vjetorit, ka thënë se kujtimet për bashkëluftëtarët i kanë ende të freskëta.

“Sot ishte seanca plenare kushtuar kësaj beteje, gjithherë e gjithmonë i kemi të freskëta kujtimet sepse na mbajnë të freskët ato zhvillime dhe kujtime të bashkëluftëtarëve tanë të cilët sot nuk janë në mesin tonë, ata të cilët dhanë e sakrifikuan jetën e tyre, sakrifikuan rininë e tyre për të mbërri në këtë ditë”, tha ai.

Ish-komandanti i batalionit 2, Brigada 138, shtoi se pushteti duhet të punoj më shumë dhe duhet të angazhohet më shumë në zhvillim, por jo vetëm shteti qytetarë, shqiptarë dhe të gjithë.

“25 vite pas ne kemi institucione, institucionin kryesor Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku edhe u mbajt seanca solemne kushtuar kësaj beteje, kemi qeverinë, kemi presidencën, kemi ushtrinë, policinë është satisfaksion për gjithë atë që e kujtojmë sot. Pushteti duhet të punoj më shumë, duhet të angazhohet më shumë nuk është vetëm në dorën e shtetit që këtë ta bëjnë por ne të gjithë, si shqiptarë si qytetarë, si bashkëluftëtarë, duhet të angazhohemi të gjithë aty ku jemi dhe aty ku veprojmë, që të ndihmojmë dhe shtyejmë përpara proceset që shteti ynë të jetë më stabil, të jetë ekonomikisht më i zhvilluar dhe i integruar natyrisht në institucione ndërkombëtare”, tha Hadërgjonaj për EO.

Të ngjashme