Haga cakton panelin e gjyqtarëve që do të vendosë për kërkesën e Haxhi Shalës

Prishtinë | 19 Sht 2024 | 18:48 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e DHSK-së Trendafilova ka caktuar Panelin e Gjykatës Supreme për të vendosur mbi kërkesën e Haxhi Shalës për rishqyrtimin e vendimit të mëparshëm të Gjykatës Supreme më 9 shtator 2024.

Paneli i Gjykatës Supreme do të vendosë mbi kërkesën e Haxhi Shalës lidhur me mbajtjen e tij në objektet e paraburgimit.

Në njoftimin e publikuar në faqen e Dhomave të Specializuara, theksohet se “me vendimin e mëparshëm ishte hedhur poshtë kërkesa e të akuzuarit për mbrojtjen e ligjshmërisë lidhur me mbajtjen e tij në paraburgim. Paneli i njëjtë, i përbërë nga gjykatësit Ekaterina Trendafilova (kryesuese), Kristinë van den Vijngart dhe Daniel Fransen, do të vendosë lidhur me kërkesën më të fundit”.

Të ngjashme