Sami Lushtaku, ish-komandantët i UÇK-së në Zonën e Drenicës tashmë gjendet në Hagë.
Ai pritet që gjatë ditës të intervistohet nga prokurorët e Dhomave të Specializuara, njofton Klan Kosova.
Intervista e Lushtakut në Hagë të Holandës pritet të nisë në ora 10:00 dhe nuk dihet sa do të zgjasë.
Ndryshe të martën dhe të hënën për dy ditë rresht është intervistuar nga Specialja, Rrustem Mustafa, ish-komandanti i Zonës së Llapit.