Komisioneri evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, ka deklaruar në Bruksel se çdo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë duhet t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se është bërë përparim sa i përket marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, edhe pse sipas tij është shumë herët të flitet për detaje, transmeton Telegrafi.
Këto komente Hahn i ka bërë para takimit joformal të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel, ku do të marrin pjesë përfaqësuesit e vendeve kandidate.
“Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zhvillohet nga udhëheqësit e dy vendeve, por është shumë herët të flitet për detajet. Është e qartë që çfarëdo marrëveshje duhet t’i kontribuojë paqes dhe stabilitet në rajon”, ka shtuar Hahn.