Hahn: Takim i mirë me Vuçiqin në Bruksel

Prishtinë | 31 Tet 2019 | 08:55 | Nga Ekonomia Online

Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johannes Hahn ka njoftuar se ai dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, patën një takim të mirë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

“Ne kemi shprehur një angazhim të fortë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe shfaqën besimin se rezultati zhgënjyes i Këshillit Evropian të fundit së shpejti do të kthehet mbrapsht”, shkroi Hahn në Twitter.

Të ngjashme