Hahn dhe Mogherini “i dërgojnë” Shqipërisë raportin e progresit më 17 prill

Prishtinë | 12 Pri 2018 | 14:10 | Nga

Shefja për politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe eurokomisioneri për zgjerimin Johannes Hahn do të dorëzojnë qeverisë së Shqipërisë raportin e progresit më 17 prill në Tiranë.

Sipas agjendës së dy zyrtarëve të BE-së, më pas Hahn dhe Mogherini do të vizitojnë Maqedoninë.

Komisioni Evropian do të publikojë progres raportin më 17 prill, bashkë me vlerësimet për progresin e arritur vjetor.

Qeveria shqiptarë pret që pikërisht atë ditë të vijë dhe propozimi për çeljen e negociatave të Shqipërisë, me Bashkimin Europian.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme