Hahn e quan të pahijshme sjelljen e Ivanovit ndaj Zaevit

Prishtinë | 14 Qer 2018 | 09:03 | Nga

Komisionari për zgjerim Johannes Hahn në një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA kërkoi që presidenti Ivanov urgjentisht të marrë përgjegjësi për marrëveshjen me Greqinë.

“Nuk është e hijshme që presidenti i një shteti të refuzojë të bisedojë me kryeministrin, me ministrin e jashtëm, që të marrë informata të dorës së parë. Mendoj se kryeministri dhe ministri i Jashtëm plotësisht i kanë respektuar udhëzimet kushtetuese dhe mund vetëm urgjentisht ta thërrasë presidentin të marrë përgjegjësi. Kjo nuk është çështje e pranimit, por në demokraci mund të presim të dëgjohen njerëzit mes vete dhe të diskutojnë dhe nuk duhet të harrojë se shefi i shtetit është në një mënyrë model për shumë njerëz në një shtet. Presidenti si i zgjedhur drejtpërdrejtë ka pozitë të veçantë dhe përgjegjësi dhe duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë, përndryshe dëmton funksionin” ka thënë Han.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme