Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, së bashku me kryediplomaten evropiane, Federica Mogherini dhe Komisionerin për Zgjerim, Johannes Hahn tashmë kanë nisur takimet me krerë të lartë të shtetit të Kosovës.
Delegacioni i lartë i BE-së në Presidencë po zhvillojnë takime me presidentin, Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe me kryeministrin, Ramush Haradinaj.
Për mbërritjen e tyre në Kosovë ka shkruar edhe vetë Hahn në Twitter.
“Mirë të jesh në Kosovë. Nevoja për të sjellë rajonin e tërë përpara, bazuar në meritat individuale”, ka shkruar ai.