Hahn: Serbia e ka mbështetjen e BE-së në çdo hap

Prishtinë | 10 Sht 2016 | 15:53 | Nga

Johannes Hahn, Komisioneri i Bashkimit Europian për Politika të Zgjerimit, ka thënë se i përkrahë diskutimet mbi çështjet kyçe në mes Serbisë dhe BE-së, si dhe hapat e anëtarësimit të Serbisë në union.

Ai në profilin e tij në rrjetin social Twitter, është shprehur i bindur se Serbia e ka mbështetjen e BE-së në çdo hap të rrugës drejt integrimit.

Hahn i cili viziton Serbinë të shtunën, ka thënë se atje do të takohet me kryeministrin Aleksandar Vuçiq dhe me anëtarë të tjerë të qeverisë së re serbe.

Zyrtari i lartë i BE-së, po ashtu është shprehur se ka besim të plotë bë bashkëpunimin e shkëlqyer që Serbia ka krijuar me BE-në gjatë viteve të fundit, transmeton Klan Kosova.

“Angazhimi i Serbisë drejt anëtarësimit në BE është i fuqishëm”, ka thënë Hahn, duke shtuar se “sigurisht, ka shumë sfida të vështira përpara”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme