Hailey Bieber ka folur haptazi për çuditshmërinë e famës dhe mënyrën se si ajo u mundua të ruajë privatësinë pas martesës me yllin e muzikës pop, Justin Bieber.
“Në fillim të martesës sonë, unë thjesht doja të fshihesha”, i tha Elle modelja 24 vjeçare. “Unë isha si, ‘unë nuk dua njerëz kështu në biznesin tim. A nuk mund të ketë anonimitet? A mund ta kem ndonjë prej tyre”.
Dhe megjithëse pranoi të ishte ‘e kujdesshme’, Hailey shtoi: “E mira për pandeminë ishte anonimiteti. Një gjë që më pëlqen është që ‘paparacët’ nuk mund ta shohin fytyrën tënde. Unë jam një vajzë e re dhe është shumë e çuditshme që gjithë këta njerëz të ndjekin gjatë gjithë kohës. Unë ende nuk jam mësuar me të dhe mendoj se nuk do të mësohem asnjëherë sepse është e çuditshme dhe jo normale. Sinqerisht, unë kurrë nuk mund të ndalem të mbaj maskën në publik, le ta themi kështu”.