Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka thënë që masat e reja në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike, janë sipas tij një vendim i vitrave nga kryeministri Albin Kurti.
Beqa në një intervistë në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë që ky vendim ka ardhë në mungesë të vizionit nga Kurti.
“Sa i përket vendimit të vitrave të kryeministrit Kurti, mendoj që është i mirëpritur tek ne; mendoj që mungesa e vizionit e kryeministrit për zhvillim ekonomik e mungesa e vizionit të qeverisë Kurti për investime kapitale; mungesa e vizionit që ato 100 milionë euro t’i kish shti në funksion një vit më herët. Më shumë e marr si paaftësi politike edhe sociale, por edhe fiskale e qeverisë Kurti”.
“E mirëpres një vendim të tillë derisa e shohim që Kurti dhe qeveria e tij nuk kanë mundur ta menaxhojnë situatën e tregut, këtë vit sidomos rritjen e çmimeve. Normale që kur kemi mungesë të vizionit atëherë janë këto vendime, unë e përkrahi meqë nuk ka vizion tjetër”.
Tutje Beqa ka pyetur që me këtë vendim ku mbesin ata që fare nuk punojnë.
“Jemi në muajin e katërt dhe ata që punojnë i marrin nga 100 euro, por ku mesin qytetarët që nuk punojnë, ku janë ata që s’janë në punë as privat as pubik? Çka bojnë në muajin tjetër, qeveria ose duhet me rrit pagën ose me bo bazën e pagës minimale ose me kriju vende të reja të punës”, ka thënë Beqa.