Hajdar Beqa, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka falënderuar qytetarët e Gjakovës për mbështetjen për PDK-në.
Beqa ka thënë se me zemër e vullnet do të punojë për një Kosovë më të mirë.
Ai ka thënë se do të sjellin ndryshime që Kosova i meriton.
“Kjo është Gjakova ime! Energji, entuziazëm dhe masivitet i pafund për fitoren e madhe të PDK-së që do të ndodhë më 9 shkurt. Bashkë, me zemër e me vullnet, për një Kosovë më të mirë! Me vizion të qartë dhe forcë të pathyeshme, po e sjellim ndryshimin që Kosova meriton!”, thuhet në postimin e tij.