Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, dhe ministri izraelit i Turizmit, Haim Katz, kanë vizituan sot Parkun Arkeologjik “Ulpiana”.
“Mysafirët nga Izraeli me shumë kënaqësi dhe kureshtje dëgjuan shpjegimet nga arkeologu Milot Berisha, lidhur me historinë e gjurmëve dardane dhe thesaret e trashëgimisë kulturore në vendin tonë”, njofton Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Përveç stafit të ministrave, vizitës iu bashkuan edhe Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Izrael, Ines Demiri dhe Ambasadorja e Shtetit të Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.