Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, ka bërë të ditur se ka nënshkruar vendim për caktimin e çmimit dhe masave tjera mbrojtëse të produkteve të naftës.
Qëllimi i vendimit sipas ministres është parandalimi i çrregullimit në treg me çmimet e naftës, sidomos gjatë muajit të festave të fundvitit, kur bashkatdhetarët tanë janë të pranishëm në ATDHE, e gjithashtu me qëllim mbrojtjen e konsumatorit, mbrojtjen e konkurrencës, si dhe për të mënjanuar çrregullimet tjera në treg.
Sips vendimit, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy (2) euro centë për litër, dhe marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është dymbëdhjetë (12) euro cen të për litër.
Vendimi sipas ministres hyn në fuqi një (1) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës
Ajo ka thënë se gjatë monitorimit është evidentuar se ka mospërshtatje të çmimve të derivateve në krahasim më uljet e mëdha në tregun botëror.
“Nga monitorimi i rregullt i tregut të produkteve të naftës përmes Inspektoratit Qendror të Tregut/ MINT, me evidencë ditore për çmimet e shitjes me pakicë të produkteve të naftës dhe bazuar në evidencën ditore të pranuar nga Dogana e Kosovës/ MFPT, lidhur me çmimet e furnizimit/importit të produkteve të naftës, është evidentuar mospërshtatje e çmimeve vendore krahasuar me lëvizjet e mëdha me ulje të çmimeve në tregun botëror, çka përbën bazë/shkas për rregullimin e çmimeve dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse në këtë vendim”, ka thënë ajo./teve1.info/