Ministrja e Tregtrisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, në një konferencë për media të mbajtur pas aksionit të sotëm ku edhe mbetën të arrestuar dy zyrtarë të ministrisë së saj, ka pranuar se në porosinë për rezerva shtetërore që ishte bërë gjatë vitit 2022, 3 % nga totali i porosisë ka pasur vonesa.
Për këtë, minitrja Hajdari ka thënë se në qershor të vitit 2023, kanë angazhuar avokaturën shtetërore për inicim të porcedurës gjyësore.
Derisa gazetarët e pyetën se 3 për qind në çfarë shifre përkthehet, Hajdari u thirr në ligjin për Rezerva Shtetërore neni 3-të, ku sipas këtij ligji, nuk i lejohet të bëjë publik shifra.
Në një moment, Hajdari humb “kontrollin” dhe shfaq nervozitet duke goditur tavolinën me dorë.