Ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari ka thënë se nuk sheh asnjë arsye për të dhënën dorëheqje.
“Sa i përket dorëheqjes sime, unë s’e shoh asnjë arsye për të dhënë dorëheqje dhe të them me përgjegjësi e siguri të plotë, dhe nuk shoh asnjë arsye e as thjesht dyshim te zyrtarët që janë të ndalur sot”, ka thënë ajo.
Hajdari pas aksionit të sotëm ku u arrestuan dy zyrtarë të kësaj ministrie, ka pranuar se në porosinë për rezerva shtetërore që ishte bërë gjatë vitit 2022, 3 % nga totali i porosisë ka pasur vonesa.
Hajdari ka thënë se në qershor të këtij viti kanë angazhuar avokaturën shtetërore për inicim të procedurës gjyqësore.
LEXONI EDHE: