Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka raportuar në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për Projektligji për regjistrin e pronarëve përfitues, raporton Ekonomia Online.
Hajdari tha se ka ky Projektligj ka për qëllim krijimin, funksionimin, administrimin e regjistrit të pronarëve përfitues, përcaktimin e obligimeve të personave fizik, dhe subjekteve të detyruara të cilët regjistrojnë informacione të rëndësisë përfituese në regjistër, si dhe përcaktimin e masave ndëshkuese në rast të mosrepsektimit të dispozitave të këtij ligji.
“Projektligji për regjistrin e pronareve përfitues ka për qëllim krijimin, funksionimin, administrimin e regjistrit të pronarëve përfitues, përcaktimin e obligimeve të personave fizik, dhe subjekteve të detyruara të cilët regjistrojnë informacione të rëndësisë përfituese në regjistër, si dhe përcaktimin e masave ndëshkuese në rast të mosrepsektimit të dispozitave të këtij ligji. Përmes krijimit të regjistrit të pronarit përfitues do të arrihet rritja e transparencës së rëndësisë përfitues si dhe identifikimi i pronarëve përfitues me qëllim që të dekurajohen personat juridik dhe marrëveshjet ligjore potenciale të ardhshme të cilat kanë si qëllim fshehjen e identitetit të individit dhe kryerjen e veprimtarive të paligjshme në Kosovë”.
“Miratimi i këtij projektligji do të mundësonte rregullimin e një fushe tejet të rëndësishme në një instrument të vetëm ligjor. Kjo jo vetëm që do të lehtësonte punën e organeve zbatuese të ligjit, subjekteve të detyruara për përkim, mirëpo dhe do të rregullonte qasjen në informacion të përshtatshëm mbi pronarët përfitues të bizneseve dhe subjekteve tjera juridike. Përmes miratimit të këtij projektligji për regjistrin e pronarëve përfitues, Republika e Kosovës do t’i bashkohej grupit të shteteve të cilat zbatojnë standarde të larta për transparencën e pronësisë përfituese dhe luftimin e krimeve ekonomike”.
Deputetja e LDK-sw, Valentina Bunjaku, ka pyetur në lidhje me OJQ sa i përket këtij Projektligji. Sipas saj, me këtë ligj janë duke rënë ndesh me ligjin ekzistues.
“Atëherë për transparencën e juaj ora 13:00 kemi Komisionin Hetimor, nuk ke tema aty, ishte që ajo që keni paraparë, nuk mundeni të fshehin të BE, ndërsa të bini kundërshtim me ligjet ekzistuese, sepse OJQ nuk mund të jenë barabartë me shoqëri tregtare, dallon, mendoj se keni bërë lëshm ose gabim, apo qëllimisht sepse po doni të kontrolloni”.
“Nuk munden OJQ që janë organizata jo përfituese me u fut në shoqërinë tregtare, sepse tek neni 3 flitet për OJQ ndërsa ekziston ligji për OJQ, bie që OJQ nuk janë përfituese…Tash mund të kthehemi në BE, se për që dëshironi të kontrolloni çdo gjë kjo po duket, pro problemi është që po bini ndesh me ligjin ekzistues ”, tha Bunjaku.
Ministrja Hajdari tha se kjo Qeveri Kurti e ka parim transparencën, raporton EO.
“Qeveria Kurti me parimet e transparencës dhe llogaridhënies është e dedikuar edhe për zbatimin e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit që garanton më shumë transpozim të direktive që ofrojnë transparencë dhe llogaridhënie për qeverisje të mirë në Republikën e Kosovës”, tha ajo.
Për shkak se nuk votoi opozita Projektligji nuk kaloi.